“Treni i historisë ka ndaluar para nesh”-Rama: BE-ja na duhet si drita që shohim! Me integrimin populli shqiptar do të shpëtojë nga hija e së shkuarës!

“Treni i historisë ka ndaluar para nesh”-Rama: BE-ja na duhet si drita që shohim! Me integrimin populli shqiptar do të shpëtojë nga hija e së shkuarës!

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme në Kuçovë.

Teksa foli për agroturizmet e qarkut të Beratit, kryeministri Edi Rama foli për domosdoshmërinë e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Rama tha se me hyrjen në BE, vendi ynë do të marrë 300 mln euro në vit vetëm për bujqësinë.
Kryeministri u shpreh se vendi ynë nuk duhet të humbasë mundësinë e artë që i është dhënë për tu integruar në BE, duke theksuar se “treni i historisë ka ndaluar para nesh”.
Rama vijoi duke thënë se me integrimin e në BE populli shqiptar do të shpëtojë nga hija e së shkuarës.

Edi Rama: BE na duhet si kjo drita që shohim, sepse vetëm duke hyrë në BE ky popull do shpëtojë nga hijet e së shkuarës.  Çdo shqiptar do ta ketë të sigurt se liria e vetë individuale nuk kërcënohet, as barazia ndaj ligjit.
Përfitimi financiar është i jashtëzakonshëm. Kur hyn në BE aty është një familje që ka dy kategori, janë më të rriturit, më të fuqishmit dhe më të vegjlit.
Më të fuqishmit janë  kategoria e kontribuuesve, siç janë Franca, Gjermani etj etj , që japin në buxhetin e BE më shumë nga se marrin.  Ndërkohë që vende  si Shqipëria janë perfides, marrin në momentin që hyjnë në BE nga buxheti i përbashkët më pak nga se japin.
Me futjen në BE do marrim  300 mln euro në vit vetëm për bujqësinë…Treni i historisë ka ndaluar para nesh. Ti duhet të jesh gati kur vjen treni i historisë dhe nuk duhet ta humbim se ajo dritare që është hapur mund të mbyllet. Por nëse gjërat e përgjithshme ndryshojnë, lufta mbaron, marrëdhëniet e të mëdhenjve , ata e bëjnë muzikë e ritmin, ne kërcejmë..nëse muzika ndryshon mund të fillojë prapë historia nga e para. Sot është momenti ku asnjëri nuk luan me ne dhe thonë jepi jepi, jepi.  Në 10 vjet BE na ka dhënë diçka më shumë se 1 mld me hyrjen në BE kemi 1 mld e pak çdo vit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente