Tragjedia në Koçan, Spiropali shpreh ngushëllimet: Kurajo për popullin e Maqedonisë së Veriut

Tragjedia në Koçan, Spiropali shpreh ngushëllimet: Kurajo për popullin e Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën mbi 50 të rinj, nga një zjarr qëshpërtheu në një diskotekë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehu pikëllimin e saj të thellë për ngjarjen tragjike dhe ofroi ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre.
Ajo gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të lënduarit dhe shprehu forcë dhe kurajë për popullin dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe.
Postimi i Spiropalit:
Pikëllues lajmi mbi tragjedinë e tmerrshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetëra vajza e djem. Në këtë të dielë të trishtuar, jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur.
Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Forcë e kurajë popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente