Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut! Rama: Konkurs të madh ndërkombëtar për një park besimi, e kemi konceptuar me Emiratet e Bashkuara

Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut! Rama: Konkurs të madh ndërkombëtar për një park besimi, e kemi konceptuar me Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama është shprehur se përzgjedhja e Tiranës si kryeqyteti i Kulturës dhe Dialogut, është një kënaqësi e veçantë, ndërsa shtoi se rrugët e qytetit janë dëshmitare të një transformimi të jashtëzakonshëm.

Për më tepër, tha Rama, të qenit kryeqytet mesdhetar dhe të qenit kryeqytet Europian i Kulturës dhe Dialogut na bën nder për faktin se Mesdheu është një mijë gjëra bashkë.
“Është vërtet një kënaqësi e veçantë që sot ne jemi mbledhur këtu për një tjetër moment simbolik dhe domethënës në historinë bashkëkohore te qytetit tonë, kryeqytetet në Shqipërisë, në një moment kur Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.
Dhe, desha ta nis duke iu referuar një shprehej të Eqerem Çabejt, i cili thotë se nëse do të njohësh një komb, ec në rrugicat e kryeqytetit të tij.
Sot nuk është e lehtë të ecësh në rrugicat e kryeqytetit tonë, për shkak të një transformimi të madh dhe të jashtëzakonshëm. Edhe pse për rastin e Tiranës, krahasimi me origjinën dhe të kaluarën është jo i vështirë për të treguar sesa larg dhe sa lart je ngjitur, pasi ndryshe nga kryeqytete të tjera rreth nesh Tirana është një kryeqytet i ri dhe me histori shumë më pak të pasur sa historia e kryeqyteteve të tjera rreth nesh.
Megjithatë, rrugët e Tiranës janë dëshmitare të një transformimi të jashtëzakonshëm. Dhe nga ana tjetër, edhe fakti që Tirana për të katërtin vit me radhë zgjidhet si një nga kryeqytetet që diçka ai mbetet ta mbajë në formën e një pishtari të ndezur, do të thotë se këtë transformim nuk e shohim vetëm ne, por edhe të tjerët të cilët na kanë parë sesi kemi qenë, na shohin si jemi dhe gjithmonë e më shumë na respektojnë dhe admirojnë sa shumë kemi arritur të bëjmë, duke pasur parasysh se kur dolëm nga errësira e thellë e Koresë së Veriut në mes të Europës ishim shumë më mbrapa atyre të tjerëve me të cilët sot përpiqemi të afrohemi dhe më pas të krahasohemi.
Por nga ama tjetër, ky moment i Tiranës është një moment që shkon përtej Tiranës, për shoqërinë dhe kulturën, ku harmonia fetare është në sytë e të gjithëve dhe është kaq domethënëse në kohën e sotme, saqë Papa Francesku pagëzoi si vëllazëri fetare.
Për më tepër, të qenit kryeqytet mesdhetar dhe të qenit kryeqytet Europian i Kulturës dhe Dialogut na bën nder për faktin se Mesdheu është një mijë gjëra bashkë.
Fakti që ne e kemi përqafur këtë diversitet dhe e kemi mishëruar në mënyrën e të qenit do të na bëjë gjithmonë e më shumë tërheqës dhe për të qenë një urë e Mesdheut, pikë referimi për mbrojtjen e kulturës së diversitetit dhe harmonisë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu lancimin e një konkursi ndërkombëtar, për hapjen e një parku në periferi të Tiranës, në të cilin do të gjenden të gjitha bimët, lulet, frutat dhe perimet e përmendura në librat e shenjtë.
Rama tha se konceptimi është bërë në bashkëpunim me presidentin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Dhe, ky vit është një shans për ta forcuar më tej këtë mesazh dhe më vjen mirë që së shpejti do të lacojmë një tjetër konkurs të madh ndërkombëtar që e kemi konceptuar së bashkë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, që është konkursi për një park të madh të besimit. Është një ide që është tanimë e kahershme, por i ka ardhur koha për t’u realizuar dhe falë presidentit me presidentin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara, e kemi nisur këtë konkurs dhe do të jetë në periferi të Tiranës, një park i madh me besimtarë dhe jobesimtarë që do të referojë përmes natyrës, luleve, pemëve dhe frutave, ato që janë burimet e besimeve të ndryshme.
Do të jetë një park ku vizitorët do të gjejnë të gjitha bimët, lulet frutat apo perimet që gjenden në librat e shenjtë”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente