“Ti na ndërprit dhe rrogën e mandatin, por…”- Deputeti Sula-Nikollës: E ke bërë modë! Të filloj njëherë të flas se ti nuk e di çfarë do them
Në Kuvend, nga vendi deputeti Dashnor Sula ka marrë fjalën, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka kërkuar të flasë për procedurë, përndryshe do t’ia ndërpresë fjalën.
Kjo gjë e ka nervozuar Sulën i cili i është përgjigjur Nikollës duke i thënë se mund të bëjë ç’të dojë, madje t’i ndërpresë dhe rrogën e mandatit, por i kërkoi të presë njëherë në mënyrë që të nisë të flasë për të kuptuar se çfarë do të thotë.
“Ti ndërprite fjalën, na ndërprit dhe rrogën edhe mandatit, ca të duash bëj. Ta filloj njëherë ti se di cfarë do them, e ke bërë modë.
Jemi institucion, ka një procedurë sesi duhet të sillen dhe flasin deputetët, po institucionet e tjera a kanë procedurë. Kanë. Cila është procedura? Parandalimi. Parandalimi i vjedhje dhe korrupsionit. Ma gjeni një rast të vetëm kur është parandaluar.
Sa për drejtësinë që flisni këtu, kush i njerëzit në burg? I keni ju apo ne? Atëherë drejtësia të cilin thoni se e kemi sulmuar ne, atëherë pse nuk ka këtij nga opozita.”, tha Sula.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/ti-na-nderprit-dhe-rrogen-e-mandatin-por-deputeti-sula-nikolles-e-ke-bere-mode-te-filloj-njehere-te-flas-se-ti-nuk-e-di-cfare-do-them/”>Burimi</a>