“Tentova të hap dyert, por shpërtheu në flakë”/ Katër të rinjtë u dogjën në Benz, zbardhet dëshmia e shoferit 24-vjeçar: I kërkova kompanisë betoniere me ujë për të shuar zjarrin! Ngushëllime familjeve të viktimave

“Tentova të hap dyert, por shpërtheu në flakë”/ Katër të rinjtë u dogjën në Benz, zbardhet dëshmia e shoferit 24-vjeçar: I kërkova kompanisë betoniere me ujë për të shuar zjarrin! Ngushëllime familjeve të viktimave

Zbardhet dëshmia në gjykatë e 24-vjeçarit Aleksandër Krrashi, i cili drejtonte betonieren ku u përplas Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjim mbrëmjen e 19 Marsit në Fushë Prezë.

Aleksandër Krrashi ka deklaruar se pasi makina ku udhëtonin viktimat u përplas me betonieren, doli nga mjeti menjëherë dhe tentoi të hapë dyert e Benz, por theksoi se mjeti u përfshi nga flakët.
“Ishte e pamundur ta ndihmoja më tej”, deklaroi 24-vjeçari duke shtuar se kontaktoi me kompaninë dhe i kërkoi të sillte në vendngjarje një betoniere me ujë.
Ai deklaroi se pas aksidentit shkoi në shtëpi dhe pasi u ndërrua u paraqit në Komisariat së bashku me familjarët e tij.
“Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe o dorëzova”, u shpreh Aleksandër Krrashi.
Togat e zeza caktuan ndaj 24-vjeçarit masën e sigurisë “burg pa afat”, ndërkohë mësohet se ai nuk kishte patentë për të drejtuar betonieren.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi