Tensionet në Mosbindjen Civile/ Policia shpërndan protestuesit, mbërrin autoboti me ujë

Tensionet në Mosbindjen Civile/ Policia shpërndan protestuesit, mbërrin autoboti me ujë

Policia shpërndarjen e protestuesit e opozitës, duke perdorur autobotin me ujë.
Autoboti me uje
Gjate perdorimit te autobotit me uje në zonën e Bashkisë se Tiranës, nje zonje mes protestuesve ka humbur ndjenjat.
Gazetari Osman Stafa raportoi se nje prej protestuesve mbeti e shtrire pertoke si pasoje e presionit te ujit te hedhur nga autoboti i policise.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike protestoi sot, duke zbatuar mosbindjen civile, duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente