Skandali në QSUT/ Mjekja Alketa Pere para seancës në gjykatë: Kurrë në jetën time s’kam dërguar pacientë me kancer te privati!
Mjekia e Spitalit të Onkologjikut, Alketa Pere, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj, ka deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati.
Ajo theksoi se duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë”, tha mjekja.
Doktoresha Alketa Pere shtoi se është e pafajshme, duke theksuar se ka konkurruar për të marrë drejtimin e Onkologjikut por dosja e saj është hedhur në plehra.
Deklarata për mediat:
Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.
E falënderoj edhe prokurorin për punën që ka bërë, duhet ndryshim rrënjësor në Onkologji.
Unë do të prononcohem mbrapa për mediat dhe do të sqarohet gjithçka. Kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme,
A keni punuar në klinikë private?
Jo në asnjë klinikë private nuk punoj. Kam 10 vite… Prit një minutë moj, një nga një (I bërtet gazetarëve), Një minutë mi, më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotot, edhe mi nxirrni të gjitha mos mi shkurtoni fare.
Fotot ju interesojnë?
Po më interesojnë dhe ato fotot me sytë kështu e sytë ashtu.
Doni të dilni bukur në kamera?
Duhet të ruhet etika për atë punë ke mbaruar
E ruani ju etikën?
Po e ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacientët sepse kam pacientë me kancer në familje.
Çfarë duhet të ndryshojë tek Onkologjiku?
Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet
Ka shkelje në spital të tjera?
Nuk e di a ka shkelje në spital të tjera. As në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të jetë dikush që i drejton në spitale private sepse të gjithë personat që janë të punësuar janë të varur nga ekonomia. Por të sqarohet se kush i ka drejtuar në privat dhe ku drejtohet në privat.
E keni denoncuar?
Nuk jam shteti, përfaqësoj veten. Kur kam mbledhur dosjen time për të konkurruar drejtimin e atij institucioni, dosja ime ka përfunduar në plehra.
Do të shkoni në Onkologji?
Nuk jam e shkarkuar, patjetër që do të shkoj.
Ka një vendim që s’jeni më pjesë e stafit?
Po kush je ti ore, ti s’je askush.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi