“Shteti përfiton në rolin e pronarit”- Ndërtimi i zyrave të reja për administratën, Rama publikon pamjet e projekteve fituese: Kursehen miliona euro në vit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës Shqiptare të Investimeve.
Rama shprehet, përmes AIC, se shteti përfiton në rolin e pronarit “4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale”.
Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë mënyrë kursehen miliona euro në vit, që sipas tij shkojnë për zyra me qira.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton në rolin e pronarit, katër projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale, duke kursyer kësisoj miliona euro në vit që shkojnë për zyra me qera e duke krijuar gjithashtu një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi