
“Shpërblim financiar sipas rezultateve”- Autonomia spitalore, Rama: Mjekët dhe infermierët do të vlerësohen sipas performancës
Kryeministri Edi Rama shpërndau kartat e autonomisë menaxheriale për 6 spitale, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës.
Ndërkohë, Spitali Memorial në Fier, do të marrë kartën e autonomisë financiare, duke u bërë siç tha Rama “model për menaxhimin modern të spitaleve”.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se ky është një kapërcim nga një sistem i centralizuar në një sistem shumë më moderne, ku përfituesit e parë janë pacientët.
“Për mjeket, infermierët dhe personelin mbështetës është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe sipas rezultateve në punë.”, tha Rama.
Edi Rama: Këtu në Memorial nisi një rrugë e re, pak a shumë 4 vjet më parë dhe po këtu nisi procesi i autonomisë menaxheriale, që ka dhënë të gjitha rezultatet kuptimplota për të të para sa e rëndësishme është që mjeket, infermierët, skuadrat që jetojnë përditë dhe punojnë me orë dhe pa orë shpesh herë në spitale të kenë në dorë vendimmarrjen për menaxhimin dhe vendimmarrjen për shpenzimet e spitalit. Është një kapërcim nga një sistem i centralizuar, jo efektiv shumë burokratik në një sistem shumë më moderne, ku përfituesit e parë janë pacientët, por sigurisht për mjeket, infermierët dhe personelin mbështetës është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe sipas rezultateve në punë, cka do të thotë se edhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë kthehet në një shpërblim ku sipas performancës dikush mund të marrë më shumë se tavani i kategorisë së vet, dikush mbetet tek tavani i kategorisë së vet. Sot kalojmë në fazën tjetër, nga autonomia menaxheriale në autonominë financiare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi