
“S’e fus dot Lulin Live, është duke fjetur”- Rama ironizon Bashën: Më ka suprizuar! Ai shtrihet gjumë pasi feston vitin e ri dhe zgjohet në pranverë normalisht, por..
Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministrit Edi Rama i është kërkuar që të fusë në LIVE ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, me të cilin së fundmi në rrjet kanë patur disa replika mes njëri-tjetrit.
“Fute pak Lulin Live”, i kërkon një ndjekës Ramës, ndërsa ky i fundit, me ironi i përgjigjet duke i thënë se nuk e fut dot sepse është duke fjetur.
Më tej vijon duke thënë se “ai feston vitin e ri, të nesërmen në mëngjes fle gjumë dhe zgjohet në pranverë normalisht”
Komentuesi: “Fute pak Lulin Live”
Rama: “Jo, nuk e fus dot Lulin live se është duke fjetur, do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Lëre të flejë dhe i çikë, sa është ora? Ora në 09:08, ohu, nga ora 12:00 zgjohet. Tani që është zgjuar, se nuk zgjohet ai. Ia fut gjumit, ai feston vitin e ri, të nesërmen në mëngjes fle gjumë dhe zgjohet në pranverë normalisht. Dhe pranvera për të nuk fillon as ditën e verës më 14 mars, por me 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë, më ka surprizuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi