
Sali Berisha dënon arrestimin e kryetarit të bashkisë Stamboll: Përpjekje për një Turqi pa opozitë, të lirohet menjëherë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me anë të një postimi në Facebook. Berisha thotë se ky është një akt i rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë.
Në fund, lideri i opozitës në Shqipëri bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të opozitës turke.
“Arrestimi i liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, një përpjekje për një Turqi pa opozitë. Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi