Rama zbulon se si do të përdoren pronat e ushtrisë për turizëm! Kryeministri: Do t’i kthejmë në burim të ardhurash

Rama zbulon se si do të përdoren pronat e ushtrisë për turizëm! Kryeministri: Do t’i kthejmë në burim të ardhurash

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin për administrimin e pronave të ushtrisë për t’i përdorur për turizëm.

Kreu i qeverisë deklaroi se Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë për menaxhimin këtyre pronave, por siç theksoi Rama, pa hequr dorë nga pronësia e shtetit.
Kryeministri u shpreh se do të krijohen hapësira për partneritete të natyrave të ndryshme për t’i kthyer në burim të ardhurash si për banorët e zonës, ashtu edhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
“Po hyjmë në një fazë të re edhe të administrimin e pronave të ushtrisë. Për këtë arsye ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë për menaxhimin  këtyre pronave pa hequr dorë nga pronësia e shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke krijuar hapësira për partneritete të natyrave të ndryshme, duke i kthyer në çfarëdolloj rruge sipas projekte këto asete të mbetura që trajtohen si vendndodhje ushtarake ku s’ka këmbë ushtari në një burim të ardhurash për banorët e zonës por edhe për Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi