Rama publikon video me bufa, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare

Rama publikon video me bufa, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa bufa të vegjël, duke ironizuar kreun demokrat Sali Berisha, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e këtij të fundit lidhur me listat për zgjedhjet.

Rama shkruan “Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, duke iu referuar tubit në të cilët hyjnë bufat, në videon e publikuar nga kryeministri.
Ky postim i Ramës vjen disa orë pas inaugurimit të tunelit të Murrizit në Dibër dhe një ditë para protestës së thirrur nga Berisha kundër mbylljes së platformës TikTok.
Çfarë ddeklaroi Berisha për listat
Shqiptarët panë listën e PD dhe ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, koalicionin e fitores në 11 Maj
Listat janë dhe kryefjala e ditës.
Shqiptarët, pra, panë mbrëmë kontrastin e jashtëzakonshëm midis kandidatëve të opozitës të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’. Ndër ta politikanë me eksperiencë dhe të përkushtuar, promotorë të kauzave të drejta dhe të mëdha të qytetarëve shqiptarë panë në listën e koalicionit e ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’djem, vajza, burra dhe gra që kanë bërë një qëndresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit, dhe jo vetëm narkoshtetit, por dhe mafies më të rrezikshme të planetit, mafies sorosiane.
Betejë kjo, për dinjitetin kombëtar. Betejë kjo, për familjen dhe vlerat e saj. Betejë kjo, për sovranitetin e vërtetë të brendshëm të një vendi.
Shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të tyre, të cilët në një seri të pafundme denoncimesh i bënë autopsi regjimit më të korruptuar të Europës, dhe ndër më të korruptuarit në botë. Bënë avokatinë e interesit publik në parlament dhe kudo.
Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD.
Shqiptarët, panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonëjherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu.
Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora.
Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar.
Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.
Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.
Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura.
Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.
E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut?
Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit.
Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia.
Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu.
Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera.
Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.
Jo, jo dale, se këto u injoruan mbrëmë në komente, por do i themi gjërat troç!
 
Njeriu që do ta mbulonte me blozë për xhepat e vetë Korçën me termocentrale. Po çfarë është lista e mbyllur e Edi Ramës?
Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia.
A është kështu, apo jo?
Më thoni mua. Po pse, vetëm Anila Denaj do të shpqrlajë të gjithë këtë qeveri të korruptuar? Nuk mund të ndodhë kjo.
Ajo është mëkatare e padiskutueshme, por absolutisht Mirela është jo më pak. Ju them unë ju.
Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës.
 
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente