Rama inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në një aset strategjik të NATO-s! Modernizimi i FA, prioritet kyç për sigurinë kombëtare

Rama inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në një aset strategjik të NATO-s! Modernizimi i FA, prioritet kyç për sigurinë kombëtare

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka inspektuar në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Rama shprehet se Baza e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s.
Gjithashtu, tha ai, modernizimi i Forcave Ajrore, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.
“Në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.
Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare”, shprehet Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente