
“Rama harroi të shpjegojë pse strehoi në listën e kandidatëve të PS “mallrat e importit të Belindës” Ceno Klosin”- Bardhi: Në krye të listës në Fier, njeriu i dyshuar për miliona euro abuzime dhe nën hetim nga SPAK
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se lista e PS në Fier është si një bunker ndaj SPAK.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thotë se Rama ka harruar t’u shpejgojë qytetarëve pse strehoi në listën e kandidatëve të PS “mallrat e importit të Belindës”, sic është Ceno Klosi.
Sipas Gazment Bardhit, në krye të listës së PS në Fier është njeriu i dyshuar për miliona euro abuzime, “njeriun që është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre, njeriun që arrogancën e ka të vetmen armë të saj”.
“Meqënëse harroi t’ua sqarojë, përgjigjen do e marrë më 11 Maj. Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!”, shkruan Gazment Bardhi.
Reagimi i Bardhit
Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!
Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku krah Belindës paska shpallur objektivat e PS në Fier! Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve.
Gjatë vizitës disa orëshe harroi t’u shpjegonte qytetarëve të Fierit pse iu ka vënë në krye njeriun e dyshuar për miliona euro abuzime, njeriun që është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre, njeriun që arrogancën e ka të vetmen armë të saj. Harroi t’u shpjegojë pse strehoi në listën e kandidatëve të PS “mallrat e importit të Belindës” Ceno Klosin apo Klevis Jahajn të akuzuar më shumë se një herë për korrupsion e abuzim me pushtetin në SPAK.
Meqënëse harroi t’ua sqarojë, përgjigjen do e marrë më 11 Maj. Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi