
Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar, aplikantin në “Deputeti që Duam” e bën zëvendësministër të Financave
Kryeministri Edi Rama me vendim të Këshillit të Ministrave ka emëruar Andi Memetin si zëvendësministër i Financave.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Por kush është Andi Memeti?
Memti ka qenë kandidat për deputet, i cili ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.
Në përshkrimin që ai i bën vetes thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Më pas thotë se nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi