Ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës, ndërron jetë 29-vjeçarja
👁625
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës.
Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës.
“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi