
PS prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë, Spiropali ironizon opozitën: Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në dorën e atyre që dhe partinë e tyre nuk e trajtuan me dinjitet
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS në qarkun Tiranës, është shprehur se skuadra “është një kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature”.
“Skuadra është një kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature. Ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë të fantastike. Kanë qenë aty çdo herë për t’i shërbyer qytetarëve çdo herë në komunitetet e tyre, kanë punuar në komisione me dedikim, kanë përballuar seanca që nuk kanë qenë të lehta, shpesh jashtë çdo llj norme të etikës parlamente dhe kanë qenë gjithmonë aty për PS dhe qytetarët, për t’iu përgjigjur. Me Edi Ramën dhe PS nga 2013 deri më sot kemi bërë ndryshime epokale”, tha Spiropali.
Spiropali u shpreh se në këto zgjedhje kanë përballë sfidën historike për t’i dhënë mandatin e katërt PS dhe për të integruar Shqipërinë në BE.
Ajo ironizoi opozitën duke thënë se Shqipërinë “nuk mund ta lëmë në dorën e atyre që dhe partinë e tyre nuk e trajtuan me dinjitetin që meriton”.
“Nuk ka nevojë për fjalë të tjera, sepse ajo që kemi përballë është sfida historike për t’i dhënë mandatin e 4 PS dhe për të çuar vendin në BE si dhe për të vazhduar transformimin. Nuk mund ta lëmë në dorën e atyre që dhe partinë e tyre nuk e trajtuan me dinjitetin që meriton, por iu sulën njëri-tjetrit me qysqi e armë të ftohta në selinë e PD, e cila është kthyer në një bunker”, tha Spiropali.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi