
Protesta kundër mbylljes së TikTok, Floriana Garo: Problemi është kjo qeveri që i shtrydh dhe i dhunon qytetarët çdo ditë! Demokratët dhe rinia do ta ngrenë zërin
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka publikuar një album me foto nga protesta e sotme e organizuar nga opozita kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.
Me anë të një postimi në Facebook, Garo shkruan se problemi i Shqipërisë nuk është TikToku, ‘por është kjo qeveri që i shtrydh dhe i dhunon qytetarët çdo ditë’.
Garo shprehet se demokratët dhe rinia do ta ngrenë zërin gjithmonë, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë!
“Me të rinjtë opozitarë kundër censurës dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes!
Problemi i Shqipërisë nuk është TikToku – është kjo qeveri që i shtrydh dhe i dhunon qytetarët çdo ditë! Por demokratët dhe rinia do ta ngrenë zërin gjithmonë, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë!
Më 11 Maj, bashkë do t’i kthejmë dinjitetin çdo shqiptari dhe do të punojmë fort për t’i dhënë Shqipërisë madhështinë që meriton”, shkruan Garo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi