“Protesta e PD për TikTok-un e pakonceptueshme”-Rama: Si mund të thërrasësh fëmijët në tubim? Kryeministri tregon se kur  platforma e rrjeteve sociale do të bllokohet 100%

“Protesta e PD për TikTok-un e pakonceptueshme”-Rama: Si mund të thërrasësh fëmijët në tubim? Kryeministri tregon se kur platforma e rrjeteve sociale do të bllokohet 100%

Në bashkëbisedimin me mësuesit e Lushnjës, kryeministri Edi Rama, foli lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok-un.

Rama tha se TikTok do të mbyllet totalisht në vendin tonë për 10 apo 15 ditë.
Kryeministri tha se mbyllja e TikTok është komplekse, e për këtë arsye duhet pak kohë.
Në fjalimin e tij nuk munguan as kritikat për protestën e 15 marsit të organizuar nga PD, për të kundërshtuar mbylljen e rrjetit social.
“Na jepni votën të çlirojmë TikTok, si mund të thërrasësh një forcë politike kalamajtë në protestë. Do hap TikTok dhe do mbyll SPAK. Kjo nuk është lojë. Ata që mendojnë djathtas duhet të kuptojnë që PD ju duhet si mjet për futjen në BE.
Mbyllja ka filluar, nuk është si mbyllje dritash që bën blackout, ditë pas dite gryka e tiktok do ndryshohet dhe në një periudhe 0 me 15 ditësh normalisht do të jetë blackout” , tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente