Protesta e opozitës, Agron Gjekmarkaj thirrje policisë: Mos provokoni! Po silleni si policia e Adil Çarçanit me studentët në 1991
Nënkryetari i PD dhe deputeti Agron Gjekmarkaj teksa komentoi protestën e opozitës i bëri thirrje policisë që të lirojë protestuesit që tubuan në mënyrë paqësore.
I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Gjekmarkaj u shpreh se policia po sillet si ajo e Adil Çarçanit me studentët në vitin 1991.
Deputeti demokrat pretendon se ndaj tyre dhe qytetareve eshte ushtruar dhune nga ana e policise.
“I bëj thirrje komisariatit 6, policisë së shtetit që po sillet si falangë e qeverisë dhe jo si polici që paguhet me paratë e qytetarëve, duke arrestuar aktivistë ti lirojnë dhe të mos provojnë më tej. Kjo ishte një protestë paqësore.
Besoj se qëllimi ishte i shprehur, ishte protestë paqësore. Ne u provokuam nga policia, pati violencë të panevojshme. Ne e kishim paralajmëruar se do rrinim tre orë.
Na shtyu policia, shtyu deputet dhe qytetarë. Shtyrjet ishin të forta. U shtynë gra dhë të moshuar.
Tani që ka mbaruar protesta po bëjnë gjueti shtrigash, cila ishte arsyeja që arrestohet Gjin Gjoni, pse arrestohet mësuesja Donika Haxhia nga Lezha, e cila vetëm u ka shërbyer gjimnazistëve. Kjo polici po sillet si policia e Adil Çarçanit me studentët në 91”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi