Prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja kundër Erion Veliaj, Klodiana Lala: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

Prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja kundër Erion Veliaj, Klodiana Lala: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

Vendimi i Apelit të Posaçëm për Erion Veliajn u shty për nesër (12 mars) pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura kundër kryebashkiakut të Tiranës nga prokurorët e çështjes së tij, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Sipas gazetares Klodiana Lala, pozitat e Veliajt, i cili kërkon lirinë, mund të rëndohen me paraqitjen e provave të reja.
“Apeli i GJKKO nuk ka mundur të shpallë verdiktin e saj në lidhje me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj, i cili kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg” marrë ndaj tij nga GJKKO.
Pasi ka dëgjuar argumentet e palëve mbrojtësve si të Erion Veliajt dhe 4 biznesmenëve, gjykata u ka dhënë mundësinë dy avokatëve, Altin Dumani dhe Ols Dado, të paraqesin argumentet e tyre.
Gjatë fjalës së tyre, që ka zgjatur më shumë se një orë e 30 minuta, prokurori i posaçëm Altin Dumani, njëherazi dhe kreu i SPAK, ka paraqitur në gjykatën e Apelit disa prova të reja që sipas tij provojnë dyshime të arsyeshme se Veliaj është i përfshirë në veprën penale të korrupsion dhe pastrimit të parave si edhe ka lidhje klienteliste me biznesmenët që janë nën hetim dhe me masë sigurie.
Nis nga këto prova të reja të paraqitura rishtazi nga prokurorët e SPAK, avokatët e Veliajt dhe të dyshuarve të tjerë kanë kërkuar kohë me qëllim që ata të njihen dhe të japin konkluzionet apo pretendime e tyre lidhur me këto prova. Ende nuk dihet se çfarë provash janë paraqitur.
Dua të saktësoj se pasi të japin argumentet e tyre edhe Veliaj do të japë pretendimet e tij. Seanca ka qenë e qetë. Veliaj nuk ka patur mundësinë të bëjë sot mbrojtjen e tij. Pritet që të falsë nesër. Veliaj kundërshton masën e sigurisë duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere të qëndrojë në masën e arrestit në burg, duke arsyetuar se nuk ka asnjë rrezik prishë provat dhe do të ndihet i lirë për të shkuar në punë.
Fakti që SPAK ka sjellë prova të reja, kjo mesa duket e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion”, tha Lala.
KERKESAT
Kujtojmë se më herët, avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranes duhet të shfuqizohet, dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.
Avokati Beta ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.
Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente