“Po përjetojmë një diktaturë, që Europa nuk e ka njohur kurrë më parë”- Berisha: Projektin e Shqipërisë Madhështore do ta bëjmë realitet për çdo qytetar!

“Po përjetojmë një diktaturë, që Europa nuk e ka njohur kurrë më parë”- Berisha: Projektin e Shqipërisë Madhështore do ta bëjmë realitet për çdo qytetar!

Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha, foli sot për situatën politike në Shqipëri, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë “PD-Alenaca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të 1 Majit.
“Po përjetojmë një diktaturë, që Europa nuk e ka njohur kurrë më parë”, tha Berisha, teksa u zotua se me ardhjen në pushtet të PD-së, ai do të realizojë projektin e Shqipërisë Madhështore për çdo shqiptar.
“Sot ne jemi këtu për librin e tyre ‘Punët e zeza’. Kanë zgjedhur një titull shumë të merituar. Kanë zgjedhur ndoshta të vetmin titull që meritonte ky subjekt, kjo tematikë, kjo çështje. Diktaturat meritojnë vetëm libra të zi. Ne këtu në Shqipëri kemi rënë në një fatkeqësi të dyfishtë.
Së pari, në një diktaturë. Së dyti, në një diktaturë, të cilën Europa kurrë nuk e ka pasur. Kontinenti ynë ka njohur të gjithë format e diktaturave. Ka njohur diktatura teokratike në mesjetën e tij dhe më vonë. Ka njohur diktaturat naziste, komuniste, ka njohur edhe juntat ushtarake”, tha Berisha në prezantimin e librit “Libri i Zi i Rilindjes”.
Sali Berisha: Sot ne jemi këtu për librin e tyre ‘Punët e zeza’. Kanë zgjedhur një titull shumë të merituar. Kanë zgjedhur ndoshta të vetmin titull që meritonte ky subjekt, kjo tematikë, kjo çështje. Diktaturat meritojnë vetëm libra të zi. Ne këtu në Shqipëri kemi rënë në një fatkeqësi të dyfishtë.
Së pari, në një diktaturë. Së dyti, në një diktaturë, të cilën Europa kurrë nuk e ka pasur. Kontinenti ynë ka njohur të gjithë format e diktaturave. Ka njohur diktatura teokratike në mesjetën e tij dhe më vonë. Ka njohur diktaturat naziste, komuniste, ka njohur edhe juntat ushtarake.
Por nuk ka njohur diktaturat e bandave, e drogës, e krimit. Kur 20 vite më parë lexoja Samuel Hantigtonin, një libër të tij për diktaturat, gjej aty se ai shkruante se forma më e zezë e diktaturës, më e zezë se sa diktatura naziste, komuniste apo juntat, është diktatura e bandave, diktatura e drogës. Dhe ai jepte argumentet e veta.
Nuk e mendoja kurrë që do vinte një ditë që do përballemi në Shqipëri me një diktaturë të tillë. Vështirësia jonë është e madhe sepse ky lloj regjimi nuk është njohur në Europë. Në Europë të flasësh për diktaturë komuniste, naziste, por edhe teokratike, ka një memorie. Por Europa nuk ka asgj të regjistruar për diktaturat e bandave, e drogës.
Diktatori i Tiranës, i cili nuk duhet të harrojmë kurrë ta themi, është pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste, që firmosi, krahas firmës së Ramiz Alisë, për të varur në litar një poet mendjendritur, një poet të jashtëzakonshëm siç ishte Havzi Nela.
Kristaq Rama ishte skulptor, ishte i shkolluar, ishte intelektual. Por ishte skulptor kriminel, intelektual kriminel, ndaj edhe firmoste. Kishte intolerancë të plotë ndaj fjalës së lirë, ndaj kundërshtimit, njëlloj si Edi Rama të njëjtën intolerancë ndaj opozitës, ndaj TikTokut.
Pra, ne kemi një diktator i cili jashtë Shqipërie paraqitet herë si hokatar, me atlete të bardha, paraqet zhgarravina, flet për sport. Kurse brenda ai nuk respekton asnë ligj, as Kushtetutë. Ai njëlloj si Zaedi i Tunizisë arreston tre liderët e partive kryesore opozitare. Merr mandate me gjykata. Përdor prokurorinë politike si armë në duart e tij.
Pra, këto janë vështirësi të mëdha tonat, por prapë këta djem dhe vajza dhe ne së bashku kemi zgjedhur të luftojmë, kemi zgjedhur të qëndrojmë seps këto janë të vërtetat më të hidhura për shqiptarët, por janë të vërteta të hidhura edhe për Europën.
Kështu që i parë në këtë kontekst, ky libër merr vlera të jashtëzakonshme. Ky libër i hartuar nga intelektualë të shquar që jetojnë në vende të lira, ka një avantazh shumë të madh në analizën e tij, në fjalorin e tij, në paraqitjen e tij. Vërtet mund të thotë dikush se është propagandë. Është gjithçka e bazuar në të vërteta.
Në të vërtetë është autopsia e këtij regjimi 12-vjeçar që shkatërroi materien tonë kombëtare më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo diktaturë e mëparshme. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi