
“Nuk është censurë, por mbrojte”- Rama flet për TikTok dhe ironizon Berishën: Të rrotullohet nga të dojë, në histori e ka vendosur veten në një piedestal me kallama, buf kënete
Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për TikTok, duke thënë se bllokimi i aksesit nuk është censurë, por mbrojtje.
Kreu i qeverisë ironizoi Sali Berishën duke thënë se “bufi të rrotullohet nga të dojë në histori e ka vendosur veten në një piedestal me kallama, buf kënete.”
“Nuk është censurë, por mbrojtje. Nuk është çmenduri por gjëja më e shëndetshme. Ne nuk e kemi mbyllur njëherë e mirë, por po e mbyllim përkohësisht dhe presim nga kompania një plan për filtrat që do të vendosen për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmat, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën, matematikën etj dhe normalisht për argëtim
Mos dëgjo bufin do hysh në histori kështu e ashtu. Bufi të rrotullohet nga të dojë në histori e ka vendosur veten në një piedestal me kallama, buf kënete. Mos dëgjo bufin, mos i shko mbrapa bufit se të ha. Por kontribuo për të tharë kënetën”, tha Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi