
“Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit”- Berisha takim me demokratët: S’mund të vendosim rregull, nëse nuk zgjidhim problemin e ndërtimeve pa leje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë 8 në kryeqytet.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u zotua para demokratëve se në 90 ditët e para të marrjes së pushtet, PD do të zgjidhe problemin e ndërtimeve pa leje.
Berisha tha se nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit.
Berisha: E kam shprehur edhe në takime të tjera, të gjithë ata që kanë marrë dokumentet me të cilat kjo qeveri e mban peng dokumentin përfundimtar të legalizimit dhe legalizimi do shpallet pa asnjë akt, pa asnjë pagesë. Së pari.
Së dyti, garantoj pronarët e tokës së zënë se ata do dëmshpërblehen me vlerë tregu nga qeveria. Po, ne do bëjmë të drejtën siç është për t’u bërë.
Së treti, nuk do ketë urbanizim para legalizimit. Do ketë legalizim para urbanizimit. Se këta me këtë punë e bllokuan procesin. Ne do e legalizojmë dhe pastaj askush nuk e pengon rrugën aty ku duhet të kalojë.
Ne ndërtuam 11.300 kilometra rrugë dhe në mënyrë absolute kemi pasur vetëm një protestë te Shkolla Teknologjike. I thashë ministrit që do shpronësohen me tarifa tregu. U ul me ta dhe protesta u ndërpre.
E treta, qesharake bonuset për qiratë. I prish shtëpinë, e vendos në një ndërtesë dhe u jep gjysmën e qirasë. Do e paguash të plotë qiranë me çmim tregu.
Në qoftë se veprohet në këtë mënyrë qytetarët kanë besim tek qeveria dhe ligji. Në radhë të parë kanë besim tek e drejta që këta nuk dhunohen në mënyrë të padrejtë. Unë u garantoj ju se këto pika të përcaktuara bashkërisht, këto firmosen këtu para jush nga Sali Berisha dhe do të jetë një nga aktet e para të qeverisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi