
Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në! Berisha: Mund mos ta kishte bërë, por ata kuptojnë vetëm gjuhën afrodiziake!
Kreu i Partisë Demokratike komentoi sot gjestin e demokratit Flamur Noka, i cili në seancën e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë tregoi gishtin e mesit, në shenjë ironie për numrin 5 të PS në fletët e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjest ky që u interpretua si një ironi ndaj qytetarëve që do të votojnë PS-në më 11 maj.
Lidhur me këtë Berisha tha se ishte keqintrepretim. Ai tha se Noka mund mos ta kishte bërë këtë gjest.
Sakaq ai theksoi se e kupton idenë e Flamur Nokës, pasi PS sipas Berishës kupton vetëm gjuhën afrodiziake.
Gazetari: Në seancën e fundit Flamur Noka ironizoi numrin 5 të PS duke treguar gishtin e mesit atyre që do votojnë PS, çfarë kuptimi ka tu tregosh qytetarëve gishtin e mesit për të votuar një parti politike lirisht?
Berisha: Keqinterpretim, ishte krejtësisht tjetër. Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri e njeh se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di që ata kuptojnë më mirë se çdo gjuhë tjetër, gjuhën afrodiziake. Kështu e interpretova unë atë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi