“Nëse vazhdonte edhe 2-3 minuta, do na kishin barazuar”, Martini i gëzohet fitores: Nuk e kam thënë kot që jemi më mirë se vjet

“Nëse vazhdonte edhe 2-3 minuta, do na kishin barazuar”, Martini i gëzohet fitores: Nuk e kam thënë kot që jemi më mirë se vjet

Trajneri i Teutës, Edi Martini, e cilësoi si të merituar fitoren e skuadrës së tij ndaj Skënderbeut dhe insistoi se ekipi po gjente ritmin e duhur pak nga pak.

“Goditjet standarte janë pjesë që i punojmë në stërvitje. Edhe vjet, edhe këtë vit, janë pjesë e stërvitjes tonë. E nisëm keq ndeshjen, shumë probleme na nxori Rashica nga e djathta jonë, u desh të lëviznim diçka. E kthyem Beqjen mbrapa dhe çuam Krujën në pozicion natyral. Vuajtëm 25 minuta por barazuam lojën pastaj, shtuam mbajtjen e topit. Dua të komplimentoj djemtë si e interpretuan ndeshjen, në të dytën ishim më të qetë, avantazhi të jep qetësi. Menduam që u mbyll ndeshja para kohë, të kishte 2-3 minuta më shumë mund të barazonte Skënderbeu. Shkuam 3-2 dhe mund të na kishin barazuar.
Në fund futa lojtarin që ka ardhur nga Anglia, nuk është në formë optimale. Nuk kemi në gjendjen optimale Peposhin, Torrajn dhe me kalimin e ditëve do të jenë forcë e shtuar për ekipin Dua të komplimentoj Tomën e Preknicajn, këto që u futën dhanë kontribut dhe tregojnë që janë bërë një me ekipin.
Largimi i Dacit dhe Gjinit ka lënë boshllëqe që nuk është e lehtë të zëvendësohen. Edhe pse kemi afruar lojtarë, jo vetëm nga cilësia, por edhe nga kristalizimi i ekipit. Jemi çdo ditë më të qartë me idetë tona. Atë boshllëk do mundohemi ta zëvendësojmë dhe sot çunat treguan që i zëvendësuan më së miri.
Nuk kam thënë kot se kampionati do të ketë oshilacion e jo shkëputje. Mendoj se jam më mirë se vjet. Ajo që më ngroh është loja që kanë bërë djemtë, kemi gjetur një stabilitet. Por shpresojmë të bëjmë edhe ndeshjen tjetër. Kemi marrë një fitore, kemi marrë tre pikët që i lamë më Partizanin në Durrës.
Anglezi vjen me një CV shumë të mirë, jemi me fat që e kemi. E dija që do të jetë loja në ajër arma e Skënderbeut. Nuk e futa t’i jap minuta, por të na ndihmonte, do pak kohë të marrë veten. Bëri mirë për aq sa luajti”, theksoi Martini për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi