“Në takimin me mjekët, Rama vijoi propagandën” – Ish-prokurori Beçi: S’mund të akuzohen për shpërdorim detyre, por për korrupsion
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me mjekët.
I ftuar në “Open” në Neës24, Beçi tha se Rama në atë takim vijoi propagandën e ti.
“Rama vijoi propagandën duke arritur të sensibilizojë masat të cilat janë të ndjeshme në lidhje me shëndetësinë. Ai bëri një autogol për mënyrën sesi prokuroria do duhet të hetonte ato indicie” tha Beçi fillimisht.
Duke komentuar deklaratën e Ramës që e konsideroi si krim kundër njerëzimit sjelljen e mjekëve të përfshirë në skandalin e Onkologjikut, Beçi tha se ne duhet të studiojmë se këto mjekë nga kush janë organizuar, cili është skenari, si u ndërtua sistemi.
“Krim kundër njerëzimit. Po të shohësh në teorinë penale, kemi të bëjmë me një planifikim sistematik të dhunës dhe trajtimeve njerëzore që i bëhen nje grupi të caktuar. Në rast se kemi të bëjmë me krim kundër njerëzit, atëherë do duhet të shohim se këto mjekë nga kush janë organizuar, si është organizuar sistemi dhe të tjera” shtoi ai.
Beçi tha se në rastin konkret kemi shpërdorim detyre jo për mjekët, por për ata që e krijuan këtë mënyrë funksionimi. “Për mjekët nuk ka shpërdorim detyre, por korrupsion”, tha Beçi.
Ai shtoi se mjeku duhet të përgjigjet për korrupsion, për mjekim të gabuar, por shpërdorimin e detyrës janë drejtuesit nga qendra spitalore te Ministria e Shëndetësisë.
Në vijim Beçi tha se hetimi lidhur me këtë skandal është në fillim, pasi duhet shtrirë edhe në çështjet e tjera, si ajo sepse nuk është vënë në punë pajisja mjekësore.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi