“Në Berat fitojmë 5 me 1”- Rama porosi kryetarëve të bashkive për 11 majin: Duhet të jeni në dispozicion të PS, por mos ndërhyni në garë!

“Në Berat fitojmë 5 me 1”- Rama porosi kryetarëve të bashkive për 11 majin: Duhet të jeni në dispozicion të PS, por mos ndërhyni në garë!

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Berat kandidatët për deputet për në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa i bëri thirrje kryetarëve të bashkive që të mos ndërhyjnë në garë dhe të mos shprehin preferenca për kandidatët.

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e bashkive duhet të jenë në dispozicion të PS dhe numrit 5, numër të cilin kjo forcë politike mban në fletën e votimit.
I ndalur tek numri 5, Rama tha se ky numër më pëlqen shumë sepse “është tamam 5 me 1”, tha kryeministri duke bërë edhe një parashikim për fitore.
“Dua t’ju them kryetarëve të bashkive, se duhet të jenë në dispozicion të PS-së. Duhet të jenë në dispozicion të numrit 5 dhe pesa më pëlqeu shumë sepse është tamam 5 me 1. Por, ju nuk duhet të ndërhyni në garë. Këtu nuk bëhet fjalë për një deputet të një zone apo një zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të patur një përfaqësi”, tha kryeministri.
Rama po ashtu bëri edhe disa batuta me deputetin Fadil Nasufin, për të cilin tha se është i maratonave dhe jo i sprinteve.
“Kur unë thashë që për të gjithë burrat do të jetë e prerë që nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë edhe një mandat, prandaj kush nuk do tja bëjë me dije drejtuesit politik, Fadil e shprehur në mënyrë prekëse dukë thene që unë jam i gatshëm për listë të hapura, jashtë liste fare, po të jetë nevoja në listë, por të punoj për dike tjetër, si të doni ju. kjo është arsyeja pse Fadili është këtu dhe ata që duket sikur e parakalojnë Fadilin në sprint, sepse Fadili dhe unë nuk jemi të sprintit, por të maratonave, por kur vjen puna të fitorja fitoj unë me Fadilin, jo ata të sprinteve. Kështu që është maratonë kjo”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente