
“Mungon Salianji, por populli do të hakmerret për padrejtësinë më 11 maj”- Gjekmarkaj komenton listën e PD: Tabaku meritonte të ishte tek e mbyllura, por…
Duke komentuar listën e Partisë Demokratike me të cilën hyn në zgjedhjet e 11 majit, nënkryetari i Kuvendit, njëherësh edhe deputet, Agron Gjekmarkaj, u shpreh se në to vërehet mungesa e Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burg.
Ai tha se populli, më 11 maj, do të hakmerret me padrejtësinë ndaj tij.
“Mungesa e Salianjit, i cili është marrë peng nga padrejtësia dhe pushteti, ai duhet të ishgte në qarkun e Elbasanit, si drejtues politik, si një aset i PD-së. Populli shqiptar do të hakmerret edhe për padrejtësisë më 11 maj”, tha ai në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24.
Gjekmarkaj foli edhe për deputeten Jorida Tabaku, e cila është lënë në listën e hapur të Tiranës.
“Jorida Tabaku mendoj se është një personaliet i PD-së, është një zonjë intelektuale. Duket se kalkulimi që ka bërë zoti Berisha. Në optikën time meritonte të ishte në listë të mbyllur, por ajo është një politikane që nuk u trembet sfidave. Mendoj se do të ketë mbështetje, është nder për qytetarët e Tiranës të kenë Tabakun përfaqësuese, mendoj se do të jetë shumë e votuar dhe surpriza.
Nuk mendoj se procesi i primareve ka qenë një proces në vetvete. Ka pasur shumë nuanca që çojnë drejt një vendimi. Tabaku ka qenë më e votuara dhe kjo mund të ketë çuar Berishën ta vendosë në listën e hapur”, tha Gjekmarkaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi