Miratimi i Buxhetit 2025 nen për nen! Grupi Parlamentar i PD depoziton 34 amendamente, Bardhi: Buxheti i Shtetit nuk ka prioritet hallet e qytetarëve

Miratimi i Buxhetit 2025 nen për nen! Grupi Parlamentar i PD depoziton 34 amendamente, Bardhi: Buxheti i Shtetit nuk ka prioritet hallet e qytetarëve

Grupi Parlamentar i PD ka depozituar 34 amendamente për buxhetin e 2025. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thotë se 34 amendamentet e PD sigurojnë mirëqenien minimale të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook ku ka renditur 34 amendamentet e PD, Bardhi thotë se  “Buxheti i Shtetit i miratuar nga mozharonca ka prioritet financimin e aferave korruptive”.
“Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 34 amendamente”, shkruan Bardhi ne Facebook.
Kujtojmë se buxheti 2025 u miratua në parim më 19 nëntor. Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në Kuvend, ku pati mjaft debate dhe diskutime nga opozita dhe mazhoranca, Kuvendi miratoi me 75 vota pro buxhetin 2025.
Projektligji për buxhetin e vitit 2025, i cili kërkon shumicë të thjeshtë votash, u miratua me 75 vota pro të mazhorancës, 40 vota kundër të opozitës dhe 0 abstenim.
Deputetët e opozitës kundërshtuan  buxhetin e 2025, duke thënë se ai nuk reflekton nevojat reale të qytetarëve.
REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:
“Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.
Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 34 amendamente, si më poshtë:
1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA
3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA
4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI
5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI
6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI
7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI
8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO
9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU
10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI
11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI
12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI
13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI
14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI
15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA
16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA
17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU
20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU
21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI
22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI
23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA
24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU
26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI
27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI
28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO
29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO
30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ
31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA
32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI
33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ
34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.
Miratimi i këtyre amendameteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve.”
BUXHETI 2025
Vijimi i konsolidimit fiskal me qëllim uljen e borxhit publik është prioritet i qeverisë në librin e financave për 2025-ën. Nga Konferenca e Kryetarëve e mbajtur javën e kaluar, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se pritshmëritë e qeverisë janë për uljen e deficitit dhe rritjen ekonomike. “Për 2025 buxheti do të bazohet në objektivat e politikës fiskale duke ulur defiçitin dhe të ruajë bilancin për të ulur borxhin dhe sipas pritshmërive tona do të jetë nën nivelin 56% të GDP. Parashikojmë një rritje ekonomike me 3.5% me një konvergjencë në 3.9%”.
Qeveria ka planifikuar 822 miliardë Lekë në buxhet, ndërkohë që flet për tregues pozitiv në rritje për të ardhurat, që sipas kreut të financave parashikohen me rreth 40.6 miliardë Lekë më shumë. “Projektbuxheti tejkalon shifrën e 8 miliardë Eurove të planifikuara”. Malaj foli për risqe të balancuara dhe një perspektivë inkurajuese afatmesme të financave shqiptare, bazuar në vlerësimet e fundit të bëra në raportet e agjencisë së vlerësimit të kreditit “Standard and Poors dhe Moody’s.
Të ardhurat kapin vlerën e 754 miliardë Lekëve, ndërkohë që projeksionet sipas ministrit Malaj flasin për parashikime edhe më pozitive, për shkak të parave që qeveria synon të mbledhë nga tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.
Krahasuar me buxhetin aktual, qeveria ka vendosur të ndajë më shumë para edhe për investimet infrastrukturore, të cilësuara me rëndësi strategjike. Libri i financave nuk parashikon rritje të pensioneve por vetëm indeksim të tyre në vlerën e 1.6 miliardë Lekëve, ndërkohë që do mbështesë rritjen e pagave. Pas prezantimit të draftit në Konferencën e Kryetarëve, i hapet rruga diskutimeve në komisionet parlamentare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente