
“Ministrin që ma bëri s’do e fal për 7 breza, do e shkrij”- Veliaj “mesazh” pas përgjimeve në qeli? Berisha: E ka për Ulsi Manjën, i shkoi dhe i dha “helmin”
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar një lajm që qarkullon se Erion Veliaj, pasi zbuloi se është përgjuar gjatë qëndrimit në qeli, është shprehur se “ministrin që ma bëri s’do e fal për 7 breza, do e shkrij”.
Berisha u shpreh se ky mesazh i kryebashkiakut të Tiranës është për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që sipas Berishës ka futur në kurth Veliaj.
“Mesazhi është për Ulusiun, sepse shkoi i tha merre telefonin, i tha ‘pije helmin’, i dha helmin. Mirë ia bëri, ti besosh Ulsiut është standardi më…”, u shpreh kryedemokrati.
Gazetari: Kompania 5D ka marrë 200 mijë euro nga Bashkia, ndërsa nga ana tjetër referuar një deklarate të bërë një gazetare Veliaj ka thënë “Ministri që ma bëri kështu nuk e fal për 7 breza, do ta shkrij”. Për kë bëhet fjalë dhe si i shikon këto pagesa?
Sali Berisha: Njeriu kryesor para 5D është Edi Rama. Erion Veliaj padyshim që ishte përgjegjës në 5D dhe i zhytur thellë, por në fakt ishte edhe Mazniku më shumë. Nëse mes Veliajt dhe Ramës kishte një marrëdhënie si midis një servili dhe rivali të pabesë, njeriu i Ramës në Bashki ka qenë Mazniku, ka firmën 3-4 herë tek 5 D. Tani çfarë ndodhi? E dini se çfarë është ai 200 mijë euro? Është një pagesë që përfaqëson një fond të ngurtësuar gjersa përfundojnë objektin dhe e marrin mbrapsht kur përfundon, Por 5D nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve dhe është bllokuar. Rama dje për t’i mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë që janë të sekuestruara, Rama është kryetar de fakto i Bashkisë, Veliaj nbga burgu nuk mund tua kthente paratë.
Ndaj dhe e dërguan dosjen në gjyq pa asnjë akuzë për Veliaj, asnjë akuzë për Maznikun dhe asnjë akuzë për Olsi Ramën dhe Edi Ramë,.
Mesazhi është për Ulusiun, sepse shkoi i tha merre telefonin, i tha pije helmin, i dha helmin, Mirë ia bëri, ti besosh Ulsiut është standardi më…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi