
Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg/ Rama: 1 bie, mijëra të tjerë ngrihen! Këta thonë t’i kapën, më qajnë hallin mua, por…
Kryeministri Edi Rama është i bindur se reformën në drejtësi e ka bërë Partia Socialiste, madje thekson se kanë qenë të vetëdijshëm për të gjitha pasojat.
Nga Fieri, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë tha se për herë të parë njerëz të lidhur me pushtetin shkojnë para një prokurori apo gjykatësi të pavarur.
Rama iu përgjigj të gjithë atyre që thonë se “ti kapën të gjithë”, duke thënë: “Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj këta thonë ti kapën”.
Rama: Ne e kemi bërë këtë reformë, ne kemi qenë të vetëdijshëm që kjo reformë do kishte këto rrjedhoja. Qajnë hallin tim, ti kapën thonë? Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj këta thonë ti kapën.
Por nuk mundet dot të mbetet kjo një çështje e vullnetit tonë, sepse gjerat nesër do ndryshojnë. Ju e shikoni që pala tjetër thotë më 11 maj do fitojmë do çlirojmë TIkTok dhe do shkrijmë SPAK, shiko çfarë aluçinacione. Ata në fakt do fitojnë Noc Rrokun, por kjo nuk garantohet kështu, por garantohet duke hyrë në BE. Se në momentin që Shqipëria bëhet anëtarë e BE nuk ka qeveri që ta verë në diskutim drejtësinë para ligjit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi