Mesazhi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve për ditën e Sulltan Nevruzit! Baba Mondi: Të duam më shumë njëri-tjetrin dhe të jemi falënderues ndaj Zotit

Mesazhi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve për ditën e Sulltan Nevruzit! Baba Mondi: Të duam më shumë njëri-tjetrin dhe të jemi falënderues ndaj Zotit

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka uruar ditën e shenjtë të Sulltan Nevruzit.

Baba Mondi u dërgoi mesazhin besimtarëve bektashianë që të duan më shumë njëri-tjetrin dhe të jenë falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Dita e Nevruzit është një festë e shenjtë për komunitetin bektashi dhe, ndërkohë që shumica e botës e feston më 21 mars, në Shqipëri ajo festohet më 22 mars.
Kjo festë është njohur ndërkombëtarisht nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Novruzit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi