
“Më 11 maj do t’i çojmë Noc Rrokun madhështor”- Rama ironizon opozitën nga Kavaja: Do thonë ‘ça i bëmë vetes që…’
Nga Kavaja ku kryeministri Rama zhvilloi një takim me asambletë socialiste të këtij qyteti ironizoi opozitën dhe koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi ndihmën e kavajasve që më 11 maj t’i çojnë siç tha ai- “Noc Rrokun madhështor”.
“Ngaqë me kanë dëgjuar mua që thosha Noc Rroku, Noc Rroku, mi bëjnë ca profile false aty dhe më shkruajnë Noc Rrokun do marrësh. Në 11 maj ne duhet ti prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre ti çojmë Noc Rrokun, por një Noc Rrok aq madhështor sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun”, tha Rama.
Me tej Rama u shpreh: “Si mund të lihet kjo me tifozllëk, jam me këtë jam me Kujtim Gjuzin. Kujtimi është më simpatiku, por përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi