“Mazhoranca u kap sërish në antikushtetueshmëri”- Vendimi i “Kushtetueses” për Komisionet Hetimore, deputeti i PD: Ndryshimet e njëanshme u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet

“Mazhoranca u kap sërish në antikushtetueshmëri”- Vendimi i “Kushtetueses” për Komisionet Hetimore, deputeti i PD: Ndryshimet e njëanshme u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula reagoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pranoi pjesërisht ankimin e deputetëve të opozitës për ligjin e Komisioneve Hetimore, duke i lënë Kuvendit afat 6 muaj për të bërë ndryshime.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula thotë së mazhoranca socialiste u kap sërish në antikushtetueshmëri.
Sipas tij, ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore u bënë në mënyrë të një anshme nga mazhoranca socialiste për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.
“Praktika e ndjekur në dy komisionet hetimore aktuale kanë vërtetuar se ndryshimet e bëra nga mazhoranca i japin të drejtën e kontrollit shumicës dhe për rrjedhojë mohimin e transparencës për qytetarët”, shkruan Sula.
Reagimi: 
🔴Mazhoranca socialiste u kap sërish në ANTIKUSHTETUSHMËRI.
⚖Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot ndryshimet e njëanshme të mazhorancës socialiste në Ligjin për Komisionet Hetimore. Ashtu si Prokuroria Speciale ka kapur zyrtarët e lartë socialistë duke abuzuar me detyrën, duke vjedhur fondet publike, Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentarë të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë.
📍Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.
📍Praktika e ndjekur në dy komisionet hetimore aktuale kanë vërtetuar se ndryshimet e bëra nga mazhoranca i japin të drejtën e kontrollit shumicës dhe për rrjedhojë mohimin e transparencës për qytetarët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente