Marta Kos i dhuron Ramës fanellën me numrin 11: Kur të përfundojmë negociatat unë do ngjit malin e Korabit! Kreu i qeverisë: Kur të hyjmë në BE do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët

Marta Kos i dhuron Ramës fanellën me numrin 11: Kur të përfundojmë negociatat unë do ngjit malin e Korabit! Kreu i qeverisë: Kur të hyjmë në BE do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët

Komisionerja për zgjerim në BE i dhuroi kryeministrit Rama një fanellë basketbolli me numrin 11.
 

Mes batutave ajo u shpreh se ashtu si Bajrami beri golin më të shpejtë ne Kampionatin Evropian, ashtu edhe Shqipëria mund të anëtarësohet në BE.
Kos u zotua që kur të mbyllin procesin e negociatave ajo do të ngjitë malin e Korabit. Ndërsa Rama me batuta ia ktheu që kur të hyjnë në BE “do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë”.
Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin evropian të futbollit dhe kam mësuar sa të shpejti jeni ju dhe Bajrami, bëri edhe golin në sekondën e 23, por tani e kuptova sa të shpejte jeni ju në anëtarësimin e BE. Futbolli luan një rol të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare.
Dhurata ime për ju sot është simbolike për të gjithë Shqipërinë. Aty thotë që ekipi Europë dhe duam që e gjithë Shqipëria të bëhet pjesë, ky është numri im, prandaj ju dhamë numrin 11 në ekipin tonë.
Kur ne të përfundojmë procesin e negociatave unë do ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, do arrij malin e Korabit.
Edi Rama: Kur të hyjmë në BE do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë. Por jam i prekur nga kjo dhe 11 është numër i shkëlqyer.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente