“Lul Basha do heqë vizat me Amerikën”- Rama ironi me ish kreun e PD-së: Jam lidhur sot më të, nuk e lëshoj më, ishalla s’më ik! Fle dhe ngrihet me mua, nuk i lëviz asnjë fije floku

“Lul Basha do heqë vizat me Amerikën”- Rama ironi me ish kreun e PD-së: Jam lidhur sot më të, nuk e lëshoj më, ishalla s’më ik! Fle dhe ngrihet me mua, nuk i lëviz asnjë fije floku

Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar sot ish kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në zgjedhjet e 11 majit garon në siglën e Koalicionit Euroatlantik.

Nga Fieri, kreu i qeverisë teksa foli për pasaportën e BE, të cilën ai e premtoi se shqiptarët mund ta marrin vetëm në rast se më 11 maj i japin votën PS, tha se “Pasportë për në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Lul Basha”.
Më ironi, Rama u shpreh se “Basha do të heqë vizat me Amerikën”, ndërsa deklaroi se sot ishte ditë gëzimi pasi u lidh me Bashën dhe siç deklaroi “nuk do ta lëshojë më”.
Rama: Vota e 11 majit është votë për pasaportën. Pasaporta merret kur futesh në BE se është pasaporta e BE. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë vetëm Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, mu shfaq dhe nuk e lëshoj më, ishalla nuk më ik prapë. Pasaporta në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Luli, sic tha do heqë vizat me Amerikën Luli. I ka vënë emrin Koalicioni Euroatlantik dhe do heqë vizat me Amerikën. E tha, e tha me ato flokët që nuk i lëvizin. Dmth ai fle aq shumë dhe aq qetë sa asnjë flokë nuk i lëviz, sic shtrihet ashtu ngrihet dhe fle me mua ai. Luli është histori tjetër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente