Linda Rama në homazhet në nder të babait të ish-Presidentit të Kosovës: Doja të isha pranë nënës dhe gruas së Komandantit! E di çdo të thotë të jesh bashkëshortja e një udhëheqësi

Linda Rama në homazhet në nder të babait të ish-Presidentit të Kosovës: Doja të isha pranë nënës dhe gruas së Komandantit! E di çdo të thotë të jesh bashkëshortja e një udhëheqësi

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, morri pjesë në homazhet në nder të babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama tha se familjes Thaçi u mungojnë dy burrat e shtëpisë në këto ditë të vështira, Haxhi Thaçi të cilin mes dhimbjeve sot e përcjellin për në banesën e fundit, si dhe ish-presidenti i cili ndodhet i burgosur në Hagë. Madje këtij të fundit nuk iu lejua që të merrte pjesë as në ceremoninë mortore për të atin.
“Në këtë ditë të trishtuar jam me ty nana Hyrë jo në këmbë të Edit po në radhë të parë sepse e di mirë çdo të thotë të jesh prind i një politikani dhe posaçërisht dhe nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit. Në këtë ditë të rishtuar jam me gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra.
E di më mirë se çdo të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani aq më tepër e një udhëheqësi aty ku fryjën dhe nuk punojnë erërat e forta. E përjetoj çdo ditë. Për ç’ka nuk di sot fare në këtë ditë trishtuar është çdo të thotë të kesh fëmijën me pushkën në dorë duke luftuar nëpër male apo pa qiell e për askush nuk e di se sa kohë.
Duhet të jetë një ankth i pambarrimtë. Ndaj nuk më mbajti dot vendi në Tiranë por doja të jem këtu sot pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe gruas së komandantit ashtu si dhe i thërrasin në shtëpi i cili në këtë ditë ndarje vijon të jetë larg atje në luftë.
Nuk besoj se një mungesë mund të jetë kot kaq herët se sa prania në një ditë si kjo. Prandaj ajo rrezaton përtej këtyre mureve si një këmbana kujtese për humbjen dhe sakrificat e popullit të Kosovës për ta paguar çmimi ne lartë të lirisë. Të qoftë i lehtë dheu Baca Haxhi”, u shpreh Linda Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente