Lëvizjet në bashkinë e Tiranës! Kryetarja e deleguar: Nuk ka asnjë krizë funksionale! Në fund historia  do kujtojë veprat, jo thashethemet!

Lëvizjet në bashkinë e Tiranës! Kryetarja e deleguar: Nuk ka asnjë krizë funksionale! Në fund historia do kujtojë veprat, jo thashethemet!

Kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, mbajti sot një fjalim ku sqaroi lëvizjet e fundit në bashki.

Kujtojmë se vetëm një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani  firmosi sot shkarkimin e  nënkryetares Sara Goxhaj, e cila në urdhrin e tërhequr nga Veliaj do t’i delegoheshin detyrat e kryetarit.
Gjithashtu Anuela Ristani firmosi  edhe shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi.
Sakaq lidhur me lëvizjet ne bashki, Ristani siguroi publikun se në bashkinë e Tiranës nuk ka asnjë krizë funksionale.
“Ne do vazhdojmë se punuari për një Tiranë që do na bëjë të gjithëve krenarë”, tha kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë.
Ristani theksoi gjithahstu se ajo drejton një institucion që udhëhiqet në bazë të rregulloreve dhe legjislacionit.
Ajo u zotua të mbaje përgjegjësi për çdo lëvizje stafi që bëhet në bazë të këtyre parimeve.
Lidhur me anulimin e shakarkimit të saj nga kjo detyrë Ristani tha se “kryetari dje njoftoi vetë nëpërmjet kanaleve të veta anulimin e urdhrit të parë, janë në protokoll, ka data të sakta.”
Anuela Ristani: Nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e Tiranës. Ne do vazhdojmë se punuari për një Tiranë që do na bëjë të gjithë krenar.
Kam qenë pjesë e bashkisë së Tiranë për më shumë se 10 vite , kam punuar çdo ditë përkrah tij duke sakrifikuar familjen, për ti shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë artikull mediatik që të zbehë respektin dhe punën që ne bëjmë.
Në fund historia do kujtojë punën dhe jo fjalë. Veprat dhe jo thashethemet…Unë drejtoj një institucion që udhëhiqet në bazë të rregulloreve dhe legjislacionit. Mbaj përgjegjësi për këto. Çdo lëvizje stafi bëhet në bazë të këtyre parimeve.
Kryetari dje njoftoi vetë nëpërmjet kanaleve të veta anulimit e urdhrit të parë, janë në protokoll, ka data të sakta.
Lexo edhe: Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt, Anuela Ristani firmos shkarkimin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi
Çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës:
Pas lëvizjeve në Bashkinë e Tiranës, reagoi vetë Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se pas shkarkimit, kishte vendosur ta rikthente Anuela Ristanin në krye të këtij institucioni.
Siç shprehej ai ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj ishte keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.
“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”, shkruan Veliaj.
Sa i takon raporteve me kryeministrin Rama, Veliaj hedh poshtë çdo pretendim për përplasje, duke thënë: “Me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje”.
LEXO EDHE: Veliaj rikthen sërish Anuela Ristanin kryetare të komanduar të bashkisë Tiranë, kryebashkiaku reagon nga qelia: Ridelegimi ishte keqkuptim! Përplasja me Ramën? Kam vetëm mall të takohem
Reagimi i plote i Erion Veliajt 
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”.

URDHRI I VELIAJT
“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”
Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,
URDHËROJ:

Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.
KRYETARI Erion Veliaj

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi