Kryepeshkopi Joan në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kryepeshkopi Elpidophoros: Moment historik

Kryepeshkopi Joan në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kryepeshkopi Elpidophoros: Moment historik

Kryepeshkopi Elpidoforos i Amerikës, e ka cilësuar si një moment historik në rrugën e Kishës martire të Shqipërisë zgjedhjen në krye të saj të Kryepeshkopit Joan.

Në deklaratën e tij, ai vë në dukej se kryepeshkopi i ri, pason një paraardhës vërtet të shquar, Kryepeshkopin Anastas, i cili me vizionin e tij misionar dhe zellin apostolik rilindi dhe e forcoi besimin e saj në një kishë vendase dhe shpresë.
Kryepeshkopi Elpidoforos uron që Zoti t’i japë kryepeshkopit të ri forcë dhe urtësi, që ai të drejtojë besimtarët me dashuri e drejtësi dhe të forcojë dëshminë e Krishtit dhe unitetin në kishë”.
“Me gëzim të madh morëm lajmin e zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, ky është një rast i rëndësishëm në jetën e kësaj Kishe martire, Fortlumturia e Tij ndjek gjurmët e një paraardhësi vërtet të shquar, Kryepeshkopit të bekuar dhe të ringjallur të Shqipërisë misionare, fener besimi, shprese dhe ripërtëritjeje.
Ndërsa kryepeshkopi Joan nis këtë mision të ri dhe të shenjtë, unë bëj lutjet e mia që Zoti ynë t’i japë atij forcë, urtësi dhe hir të bollshëm për të drejtuar besimtarët e Shqipërisë me dashuri dhe drejtësi shërbimi qoftë i bekuar dhe mandati i tij si Primat të sjellë një dëshmi të vazhdueshme për Krishtin dhe unitet në Trupin e Tij”, shkruan ai

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente