
Kryeministri Rama pret komisioneren për Zgjerim, Marta Kos! Në takim edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato
👁965
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos si edhe delegacionet respektive.
Në takimin e zhvilluar shihet pjesëmarrës edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Pas takimit nw Kryeministri, në orën 10:40, do të mbahet konferenca për mediat.
Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.
Vizita e saj në Tiranë do të përmbyllet me takimin me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi