KQZ shqyrton mandatin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon të dëgjohet! Avokatja: T’i jepet mundësia të paraqitet në seancë

KQZ shqyrton mandatin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon të dëgjohet! Avokatja: T’i jepet mundësia të paraqitet në seancë

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shqyrton sot vlefshmëria e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Avokatja e Belerit, gjatë fjalës së saj kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj Beleri nuk është njoftuar për këtë procedurë.
Ajo u shpreh se koha 24 orë nga marrja e njoftimit ka qenë e pamjaftueshme për Belerin për tu njohur me çështjen.
Ndër të tjera, ajo tha se nuk ka tagrin e plotë për të thënë fjalën e fundit për klientin e saj, duke kërkuar kështu që ai të jetë prezentë në seancë.
“Do të ishte për një hetim të plote, të njoftoni me shkrese në IPVP ku ndodhët dhe ti jepet mundësia nëse do të paraqitet personalisht pranë KQZ e të shpreh mendimin e tij”, tha ajo.
Pjesë nga diskutimi:
Ilirjan Celibashi: Ju jeni dukë thënë që subjekti vete deklarues ose personi i interesuar nuk ka marrë njoftim dhe nuk ka dijeni për këtë procedure. Kjo procedurë nuk ka përfunduar ne jemi në shqyrtim, në proces administrativ. Përtej kësaj, ju e përfaqësoni apo jo? Nëse nuk e përfaqësoni zotin Beleri është një çështje tjetër. Nëse keni ardhur këtu si përfaqësuese e tij, mendoj se i keni të gjithë tagrat për ta përfaqësuar. Nëse kërkoni që tej asaj që këni tagrat doni që ai të thotë diçka?
Avoktja: Unë i kam tagrat për të nënshkruar aktet e përfaqësimi që kam dorëzuar, i datës së djeshme. Por njoftimi i KQZ, është bërë në faqen publike të saj dje mbasdite dhe afati nga dje deri sot ka qenë shumë i shkurtër për zotin Beleri për tu njohur. Unë kam tagrin për ta përfaqësuar, por jo të jap fjalën e fundit. Ajo është ekskluziviteti i tij, kam tagrin për ta përfaqësuar sipas akteve, por në kushtet që jemi afati 24 orë i lënë nga KQZ është shumë shkurtët të njihet me procesin dhe të japi mendimin e tij. Unë nuk kam pasur mundësi të konsultohem me klientin  në kushtet kur afati ishte 24 orë, nga dje në sot. Do të ishte për një hetim të plote, të njoftoni me shkrese në IPVP ku ndodhët dhe ti jepet mundësia nëse do të paraqitet personalisht pranë KQZ e të shpreh mendimin e tij.
Celibashi: E kuptova që e keni tagrin e përfaqësimin jo të plotë nga Beleri. Do të pranojmë këtë që mua të më jepet e drejta që Beleri të dëgjohet. Nuk ka shqyrtim administrativ, ai fillon tani. Nëse kërkoni që ai të jetë prezent, nuk ka asnjë lloj problemi, ne e shtyjmë
Avokatja: Unë kërkoj që atij ti respektohet e drejta për tu njoftuar
Celibashi: Është njoftuar, ne njoftimet i kemi dërguar ditë më përpara, ai ka dijeni për seancën.
Avokatja: Në dijeninë time në IEVP, nuk është dorëzuar asnjë shkresë
Celibashi: Ju nga jeni në dijeni?
Avokatja: Nga televizori, mora prokurë dhe më kanë njoftuar që nuk ka njoftim për seancën e sotme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi