KQZ merr vendimin për Fredi Belerin, shpallet i pavlefshëm mandati për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

KQZ merr vendimin për Fredi Belerin, shpallet i pavlefshëm mandati për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023, i cili u paraqit në sallë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët e burgjeve.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u shpreh se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes.
“Mendoj se jemi ne kushtet e humbjes se mandate të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh Celibashi.
Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij, ku tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.
“Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.
Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar”, tha ai.
LEXONI EDHE: “Siç erdha në KQZ, mund të kisha shkuar në Himarë për t’u betuar”- Fredi Beleri: Jam i qartë, mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi