
Kontrabandonte bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri! Arrestohet 39-vjeçari nga Stambolli, policia i sekuestron mbi 50 mijë euro!
👁5036
Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në flagrancë shtetasi turk. Këtij shtetasi i sekuestrohen rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë. Gjithashtu, identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë...
Burimi:
Panorama.com.al