
Komisionerja e Zgjerimit të BE-së në Tiranë, Marta Kos takim me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, bisedon me kreun e SPAK-ut!
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga institucionet e drejtësisë.
Marta Kos u ndal në një bisedë punë me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
I pranishëm në takim ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Kujtojmë se gjatë ditës sot, Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, u takua me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë konferencës të përbashkët, Marta Kos i dhuroi sot Ramës një fanellë basketbolli me numrin 11.
Mes batutave ajo u shpreh se ashtu si Bajrami beri golin më të shpejtë ne Kampionatin Evropian, ashtu edhe Shqipëria mund të anëtarësohet në BE.
Kos u zotua që kur të mbyllin procesin e negociatave ajo do të ngjitë malin e Korabit. Ndërsa Rama me batuta ia ktheu që kur të hyjnë në BE “do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë”.
Në takimin me Ramën, Marta Kos theksoi se Shqipëria e meriton të bëhet pjesë e BE-së dhe se integrimi do të forconte edhe më shumë Bashkimin Europian.
Kos e cilësoi Shqipërinë si kampione të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi angazhimin e vendit për të përmbushur kriteret e integrimit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi