Komentet Ramës ndaj Berishës në rrjetet sociale, kreu i PD-së: Tentativë për të hequr vëmendjen nga programi i tij! S’mund të flas për suksese sepse ka vetëm dështime

Komentet Ramës ndaj Berishës në rrjetet sociale, kreu i PD-së: Tentativë për të hequr vëmendjen nga programi i tij! S’mund të flas për suksese sepse ka vetëm dështime

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për komentet e kryeministrit Edi Ramës në rrjetet sociale, ku e quan Berishën “Bufi i kënetës”.

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Berisha e ka akuzuar Ramën se po tenton për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale që ka vendi.
Ai tha se kryeministri “bën gjithçka për të mbuluar dhe shmangur vëmendjen tek ajo që është thelbi i problemit, programi i qeverisë”.
Sipas Berishës, Rama ka mashtruar shqiptarët, duke thënë se nga 62 premtimet e bëra, nuk ka mbajtur asnjë prej tyre.
“Rama duke mashtruar në mënyrën më monstruoze për shqiptarët, ku nga 62 premtime shumë të qarta, nuk ka mbajtur asnjë prej tyre, nuk do të flasë më për program”, tha ai.
Sali Berisha: Rama bën gjithçka për të mbuluar dhe shmangur vëmendje tek ajo që është thelbi, programi që ofron qeveria për ta. Rama duke mashtruar në mënyrën më monstruoze për shqiptarët, ku nga 62 premtime shumë të qarta, nuk ka mbajtur asnjë prej tyre, nuk do të flasë më për program. Do të flas për çdo gjë tjetër, por jo për detyrime. Nuk mund të flas për suksese sepse ka vetëm dështime, nuk flet për rrugët…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi