
Kishte ardhur për pushime në Shqipëri! Turisti malazez ndërron jetë gjatë rrugës për në spital, ja për çfarë dyshohet
Një turist nga Mali i Zi rreth 71 vjeç ka ndërruar jetë gjatë trasportimit për në spital.
Mësohet se sot rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi