Kishin mbetur në rrugë në mesnatë pasi mjeti i tyre pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë në Përmet
Policia e Përmetit i ka ardhur në ndihmë dy turistëve francezë, të cilët kishin mbetur në mesnatë në fshatin Tivar, për shkak të një defekti në automjetin e tyre.
Turistët janë transportuar nga shërbimet e policisë në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu është transportuar edhe automjeti i tyre me të cilin po eksploronin zonën.
Njoftimi i policisë:
Përmet
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve francezë, të cilët kishin mbetur në mesnatë, në fshatin Pavar, për shkak të një defekti në automjetin e tyre.
Sapo janë njoftuar, rreth orës 00:20, se 2 turistë francezë kishin mbetur në territorin e fshatit Pavar, për shkak se automjeti me të cilin eksploronin zonën, kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë shkuar në zonë, për t’ju ofruar ndihmë.
Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është transportuar automjeti i tyre.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi