“Kërkojmë t’i shpartallojmë listat e mbyllura përmes djegies së tyre”- Adriatik Lapaj: Lukunia e së djeshmes po zihen! Në Parlament me dinjitet ose kurrë mos shkofshim

“Kërkojmë t’i shpartallojmë listat e mbyllura përmes djegies së tyre”- Adriatik Lapaj: Lukunia e së djeshmes po zihen! Në Parlament me dinjitet ose kurrë mos shkofshim

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është shprehur se synimi i tij është të shpartallojë listat e mbyllura përmes djegies së tyre.

Në një takim me qytetarët u shpreh se politika e vjetër po synon të mbajë peng Shqipërisë, duke shtuar se “lukunia e së djeshmes e keni parë po zihen”, referuar vendeve për kandidatë për deputetë në listat e mbyllura.
Lapaj theksoi se vendosi të shkojë në lista të hapura duke theksuar “le të shkojmë në Parlament me dinjitet ose kurrë mos shkofshim”.
Adriatik Lapaj: Synuan të mbajnë peng Shqipërinë, as shamë dhe as mallkuam, as gjyqtarët e asgjë tjetër.
Por, u ngritëm dhe kërkojmë politikisht ti shpartallojmë ato lista përmes djegies së listave të mbyllura.
Për ne do të kishte qenë shumë komode të zinin të gjithë kryesoret e lëvizjes, vendet e para nëpër qarqe, siç lukunia e së djeshmes e keni parë po zihen. Por ne vendosëm të shkojmë në lista të hapura, le të shkojmë në Parlament me dinjitet ose kurrë mos shkofshim.
Ose me dinjitet, ose kurrë. Kur të çoheni nga ky shesh flisni me njerëzit mos i lini të manipulohen, bindini që kjo është mundësia për ta çarë sistemin e tyre, sa herë rrezikohen bëhen bashkë, për ata nuk është thjesht politikë, por biznese me vlerë aq sa blen buxheti i shtetit.
Ne ende nuk jemi në fushatë, se kur të nisë fushata do jetë aq e zjarrtë dhe aq madhështore saqë do e kuptojnë se çfarë kanë bërë.
Nuk kemi dalë tu themi njerëzve, na votoni ne se jemi më të mirë se ata, se jemi më të zgjuar apo më të ndershëm, kemi dalë për tu kërkuar njerëzve një bashkim të madh për të demokratizuar Shqipërinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente